Pasi i thonë ‘Njerëzit janë vra për ty’, reagon Adelina Ismaili duke thënë se do jetë dëshmitare për vrasjet e…[FOTO]
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, është ndër artistet më në zë në tregun muzikor.
Që në moshë fare të vogël, përmes muzikës së saj ka prekur edhe fenomene politike në rrethana kur një gjë e tillë ishte goxha e paimagjinueshme për t’u bërë. Më pas, ajo haptazi u rreshtua në krah të LDK-së me në krye Ibrahim Rugovën duke i kushtuar ish-Presidentit të ndjerë edhe këngë. Por, nëse së shpejti vjen një moment kur Adelina do angazhohet aktivisht në politikë, mos u habisni.
Një gjë të tillë, mes rreshtash në doza të shakasë e ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja përmes një postimi. Ajo ka ndarë një material të Klan Kosovës mbi themelimin e Ushtrisë dhe mendimin e Adelinës për këtë pjesë e cila vite më parë thoshte në një këngë të saj se ‘ushtrinë do ta bëj me Ibrahim Rugovën’. Shikueshmëria rekord e videos dhe reagimet e shumta kanë bërë që Adelina të shprehet: ‘Wow. Shumë reagime për shprehjen e një këndvështrimi politik. Mos ndoshta unë duhet të garoj për Presidente?’.
Por, një koment në postim ka tërhequr vëmendje. Një vajzë ka reaguar kundër Adelinës duke deklaruar se për të janë vrarë njerëz. Nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm i këngëtares duke thënë që nëse din ndonjë gjë, do të jetë dëshitare në gjykatë.
albshowbizzz.com