Pasi tha që e ka pasur fiksim dhe zbuloi mesazhet me të, Roza Lati i propozon publikisht moderatorit SHQIPTAR! Ja përgjigja e tij! [FOTO]
Para pak ditësh, Roza Lati zbuloi personin që ka patur fiksim në vitin 2009! Teksa komentoi disa foto të VIP-ave shqiptarë të cilët iu bashkuan në Instagram sfidës së 10 viteve, moderatorja u ndal tek fotoja e Arjon Muçës dhe tha duke qeshur:
“Kur e nxorri Arjon Muça këtë foton në Instagram, unë kam qenë shtrirë në krevat dhe i shkruajta në inbox: ‘Nuk di si ta them, po në 2009-ën ke qenë fiksimi im.’ Më shkruajti: ‘Po mbrapa ça ndodhi?’ Unë i ktheva përgjigjen: ‘Thjesht u hutova!”
Për të shuar të gjithë dyshimet ajo e ka ftuar mbrëmjen e djeshme në emision Arjonin. Madje Roza paska qënë kaq shumë e fiksuar prej tij saqë i propozon live në emision dhe në sy të publikut. E për t’i mbushur atij mëndjen Roza i këndon, i rreciton një poezi dashurie.
Ndonëse ky i fundit bënte rezistencë dhe refuzoi disa herë, në fund u dorëzua.
“Pranoj sepse kuptoj fuqinë e portaleve dhe vlerën që kanë tek shoqëria jonë, por nuk më pëlqejnë kafshët. Është problem për ty?”, tha Arjoni.
Fjalia e tij shkaktoi divorcin vetëm pak sekonda pas martesës pasi Roza Lati njihet si një adhuruese kafshësh. Moderatorja sqaroi se do të mbeteshin shokë, por nuk mund të funksionojnë si një çift.
albshowbizzz.com