Pasi Tolgahan i bleu vilën 800 mijë EURO, tani Almeda Abazi ju rrëfen gjithçka për ‘pritjen e ëmbël’: Nga emri i veçantë tek gjuha që do t’i mësojë të birit [FOTO]
Dy të rinjtë janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë. Gjithashtu, Tolgahan dhe Almeda, së fundmi kanë blerë një tjetër shtëpi dhe brenda pak kohësh do të shpërngulen në vilën e re që ka kushtuar as më shumë e as më pak se 800 mijë euro! Është një vilë katër katëshe që ndodhet në Çekmekoy të Stambollit. Sipas mediave turke thuhet se vila luksoze ka një kopësht gjigand dhe një pishinë tepër të madhe që mund të shfrytëzohet në çdo stinë. Mesa duket çifti ka ndërmend të kenë një familje të madhe. Madje dhurata më e fundit që Tolga i ka bërë bashëshkëshortes së tij ka qenë palestra persolane e ndodhur brenda ambjenteve të shtëpisë.
Por viti 2018-të do t’i sillte Almeda Abazit dhuratën më të bukur që një grua mund të dëshirojë, një fëmijë, i cili vazhdon të rritet i sigurtë brenda barkut të mamasë bukuroshe të paktën edhe për katër muaj të tjerë. Ndryshe nga shumë personazhë të njohur të showbiz-it, Almeda nuk e mbajtur fshehur lajmin e pritjes së ëmbël, por e ndau me shtypin turk dhe atë shqiptar. Ish-missi është treguar e rezervuar për një kohë disi të gjatë, duke mos publikuar foto gjatë kësaj periudhe të re në jetën e saj, por së fundmi poston detaje nga ditët e shtatëzanisë, kujtojmë këtu rrahjet e zemrës së babit, barkun e rrumbullakosur apo edhe gjininë e tij.
E megjithatë me anë të rubrikës “Ask me a question” në Instagram, aktorja ka vendosur të zbulojë akoma më shumë detaje duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj. Dikush e ka pyetur se cila është gjëja që bën më me shumë qejf gjatë shtatëzanisë dhe ajo thotë se dëgjon këngët e saj të preferuara ndërkohë që i jep makinës, madje kjo shërben si terapi për të. Ndërkohë ajo nuk ka një ushqim të preferuar këto kohë, sepse i pëlqen të gjitha. Edhe një herë tjetër Almeda tregon se djali i saj do të ketë emrin Effhan, ndërsa për sa i përket gjuhës që do t’i mësojnë fëmijës së bashku me Tolgahan, ajo thotë se do të mundohet t’i flasë vetëm shqip.
albshowbizzz.com