Pasi u shkurorëzuan në vitin 2003, Rafet El Roman dhe Tugba Altıntop sërish do të martohen
Ish-gruaja e Rafet El Roman, Tugba Altıntop ishte mysafir në programin “2 Sayfa”.
Bukuroshja tregoi disa të pathëna rreth këngëtarit që deri më tani nuk i ka ditur publiku.
Ajo tha ndër të tjerash se dyshja janë beqar dhe se mund të rimartohen sërish gjatë këtij viti.
“Rafet është single, ashtu sikurse unë. Çdo gjë mund të ndodhë. Nëse Allahu e ka shkruar përsëri për fatin tonë, ne do të martohemi përsëri”, tha fillimisht ajo.
Zeshkania më tutje shtoi se “vajzat duan që ne të martohemi. Nëse Rafet më propozon, atëherë do të pranoj. Ne kemi një befasi për 14 shkurt. Nuk do t’ju them se çfarë është, prisni dhe do ta shihni”.
Theksojmë se dyshja ishte shkurorëzuar në vitin 2003 duke mos dhënë shumë detaje rreth ndarjes.
Ndryshe, çifti tashmë janë duke shijuar pushimet dimërore në vendet ekzotike të Maldiveve. /Telegrafi/