“Përdor zjarrin”, mënyra si e menaxhon stresin aktorja e njohur qenka e paparë

  Aktorja e njohur ka treguar se si arrin ta menaxhoj stresin duke përdorur zjarrin.      

Aktorja e famshme, fituese e çmimit Oscar, Anne Hathaway ka thënë se e menaxhon stresin në një mënyrë fort të veçantë, ku përfshihet edhe zjarri, transmeton lajmi.net.

Këtë deklaratë e bëri  gjatë një interviste për revistën Town and Country, e do jetë edhe imazhi i kopertinës për muajin Shkurt.

“Vëreni një matës kohe në telefon, merreni pranë një qiri dhe shkruani gjithçka që ju shqetëson. Nxirreni të tërën në letër. Mos e lexoni. Kur të përfundojë koha që i keni caktuar vetes, merreni letrën dhe digjeni. E gjithë energjia dhe zemërimi bëhen tym”, ka thënë aktorja Hathaway./Lajmi.net/

  

  

 

albshowbizzz.com