”Përfundimisht je çmend”/ Marina dhe Luana nuk gjejnë ”paqe” dhe arsyeja është ky person: Mos ta dëgjoj më…[FOTO]
Motrat Vjollca janë ndër moderatoret më të bukura dhe të preferuarat e publikut shqiptar. Prej vitesh i kemi parë në të njëjtin televizion, por ato “ndanë rrugët”. Marina dhe Luana janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe këtë e shohim fare mirë edhe në rrjetet sociale ku duken jo vetëm si motra, por edhe si shoqe të ngushta.
E nëse ka një gjë për të cilat ato bëhen xheloze, është marrëdhënia me motrën e madhe Lira.
Së fundi, në disa takime të Marinës me Lirën, Luana ka shprehur xhelozinë e saj dhe madje i ka kërkuar publikisht Marinës të qëndrojë larg Lirës.
Ndaj dhe Marina ka vendosur të dëgjojë Luanën dhe të mbajë premtimin. Ajo ka publikuar sot një foto me motrën e madhe në Instagram, ku shkruan:
“Duke mbajtur distancën! Most ta dëgjoj më zërin Luana Vjollca”.
E nëse menduat se Luana do qetësohet, gaboheni sepse ajo i ka shkruar: “Përfundimisht je çmend” dhe Marina ia kthen: “Hahahah o zoottt, hyp se të vrava, zbrit se të vrava je”.
E kur Lira i thotë Marinës “jeta ime”, Luana i thotë që kështu i thërrasin vetëm njëra-tjetrës.
Ehhh xhelozi motrash.
albshowbizzz.com