Përkundër raporteve “të tensionuara” në serial, Arta Nitaj thotë se e ka pikë të dobët Adriana Matoshin

  
  

Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të jetë një prej më të ndjekurve për momentin në ekranet shqiptare.

Shikuesve të këtij seriali, vazhdimisht iu bien në sy dy prej personazheve që gjithmonë kanë rrëmbyer vëmendje, e ato janë aktoret Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj.

Në serial ato luajnë rolet e ‘Sasës’ dhe ‘Xhesikës’, dy vajza që nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën, e që shkas për këtë është xhelozia për bukuri.

  

Foto: O Sa Mirë/YouTube

  

Megjithatë krejt e kundërta ndodh në jetën reale, kjo pasi Arta dhe Adriana ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën jashtë serialit.

Këtë e ka bërë të ditur vet modelja Nitaj gjatë një pyetësori të bërë nga fansat në rrjetin social Instagram.

E pyetur nga një fans se me cilin nga aktorët e “O Sa Mirë” ka më shumë afrimitet, Arta është përgjigjur duke thënë se Adriana Matoshi është pika e saj e dobët.

  

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

  

Përndryshe, të dyja vajzat përveç serialit janë të angazhuara edhe në projekte tjera vetanake si televizion dhe biznes. /Telegrafi/