Përlotet Adelina Tahiri, kjo është arsyeja
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri është ndër këngëtaret me të përfoluar të shoë bizit.
Kjo pasi ajo u martuar me milionerin nga Maqedonia, i cili është shumë më i moshuar.
E martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas, Serjoza Markov nuk u prit shumë mirë nga publiku dhe këngëtarja u sulmua në rrjete sociale.
Në një intervistë për emisionin e Big Mamës “Mama’s trip”, Adelina është përlotur teksa ka treguar gjendjen e vështirë që ka kaluar.
“Kam pasur kercnime, nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kercëniim femijen tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mekat të duash dikë”, u shpreh Adelina e prekur.
Këngëtarja shtoi se tani është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara.
“Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtë ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë”, tha Adelina.