Përmes dhimbjes, Cima kujton vdekjen e aktorit të njohur

 
 

Përveç një shoqërie të pastër që kanë pasur ndër vite, ka qenë edhe profesioni i njëjtë, i cili i ka bashkuar ende më shumë.

Bëhet fjalë, për dy legjendat e skenës humoristike, Rasim Thaçi dhe Hasan Gashi, shkruan Kosovarja.

Ky i fundit, tashmë e dy vite iu nda artit shqiptar, por skemat e tij ende e asaj dite kujtohen, me një nostalgji të madhe, për çka edhe ka gëzuar këtë epitet.

E, një njeri të madh, e të paharrueshëm, nuk mund të mos ta kujtojmë të gjithë, ku ndër ta ishte edhe Cima, i cili me dhembshuri të madhe bëri përkujtimin e shokut më të mirë.

Ndër të tjera ai shkroi, “Sot dy vite u nda nga jeta shoku im Hasan Gashi, Zoti e pastë mëshiru”.

Padyshim, që një figurë humoristike si ky, do të mbetet gjatë në mendjet tona, ku me skeqet e tij, shumë breza janë rritur, e madje shpesh është bërë inspirim i shumë të rinjve.

Në vijim, kemi bërë përzgjedhjen e disa pjesëve humoristike më të mira të tij. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com