Përse ka gjithmonë shkëlqim në këmbët e Meghan Markle?
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle komentohet për çdo dalje publike. Së fundmi, ajo vizitoi teatrin e Londrës dhe respektoi traditat mbretërore duke zgjedhur një veshje ngjyrë bezhë.
Meghan Markle zgjodhi një fustan deri te gjuri dhe një palë taka, ku vihej re shkëlqimi te këmbët e saj. Të gjithë nisën pyetjet se si funksionon një gjë e tillë.
Sipas grimieres së famshme, Lisa Little, ndriçimi në këmbët e Meghan realizohet me anë të një spraji, një produkt bukurie për lëkurën.
Produktet u japin këmbëve një pamje natyrale të ndritshme, e cila zgjat gjithë ditën.