“Phoenix” i Rita Orës numëron mbi 1.67 miliard dëgjime në Spotify
Vitin e kaluar, Rita Ora ka nxjerrë në shitje albumin më të ri muzikor të titulluar, “Phoenix”.
Bukuroshja jonë në albumin e ri ka përfshirë 12 këngë të reja dhe disa prej tyre janë shndërruar në hite ndërkombëtare.
“Let You Love Me”, “Your Song”, “Anywhere” si dhe bashkëpunimi me artistet e njohura si Bebe Rexha, Cardi B e Charli XCX.
Artistja ka bërë të ditur se albumi është renditur në Top-5 albumet më të dëgjuara nga një artiste në 2018 si dhe albumi i 6 më i dëgjuar nga një artiste në Angli.
“Phoenix nga Rita Ora ka marrë mbi 20.7 milionë dëgjime në platformën Spotify në javën e tetë, duke numëruar kështu mbi 1.67 miliardë dëgjime në tërësi”, pohoi biondina.
Ndërkohë, këngëtarja është nominuar në “Brit Awards” në kategorinë “Videoklipi më i mirë” me këngën “Let You Love Me”.
Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Brit Awards” do të mbahet më 20 shkurt në “O2 Arenta” të Londrës. /Telegrafi/