Po flasin me kode apo me kunja? Pasi Lori foli për dashurinë pas ”ndarjes”, Vis Bajraktari i bën ”DISS” me këtë FOTO? U fshi tani!
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë një prej çifteve më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar, të cilët prej vitesh kishin arritur që ta mbanin marrëdhënien e tyre larg publikut shqiptar.
Por, ditët e fundit është përhapur lajmi se Lori dhe Visi janë ndarë e se midis tyre ka hyrë në mes një vajzë tjetër. Madje edhe në postimet e ndryshme që Lori ka hedhur në Instagram, shumë fansa i kanë komentuar blogeres se e kanë parë Visin me një femër tjetër.
Burime për“Intv.al” u shprehën se vajza me të cilën është parë Visi, është një modele e njohur shqiptare, por emri i saj nuk është bërë publik. Për më tepër, Lori dhe Visi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një fakt ky që ka përforcuar dyshimet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
E ndërkohë që shumë po flasin për këtë ndarje të bujshme, siç duket ata kanë nisur “lojërat” e tyre me ndjekësit. Lori publikoi një foto në Snapchat ku e ka fokusuar kamerën e telefonit te dora e saj, ku shihet një byzylyk, ora, çanta, por ajo që na bëri përshtypje është pikërisht përshkrimi
Dhe kjo shprehje thuhet zakonisht në gjendje melankolie, sikur të mungon dikush. E ku mund të na shkonte mendja tjetër, përveç se te Visi?
Pas postimit të Lorit, Visi publikoi një foto (e ruajtur nga intv.al) në të cilën edhe ai e fokusoi kamerën te ora e tij e shtrenjtë dhe si përshkrim shkroi: “Peshku i madh”, me një emoji duke qeshur me lot. Mos vallë donte t’i bënte “DISS” orës Rolex të Lorit?
albshowbizzz.com