Prezantuesja e Klan Kosovës del në faqen kryesore të brendit amerikan “Steve Madden”
Një imazh i prezantueses kosovare Njomza Aliut, i ka rënë
në sy brendit shumë të njohur amerikan të këpucëve “Steve Madden”.
Aliu që për shumë
vjet ka qenë njëra ndër figurat kryesore të Klan Kosovës, së fundmi ka nisur
edhe blogun e saj personal të modës, aktivitet ky që po e zhvillon në llogarinë
e saj në Instagram.
Dhe një fotografi e saja e publikuar në profilin e saj, i ka rënë në sy gjigantit botëror, këpucët e të cilit tashmë gjenden edhe në Kosovë.
Një palë stiletos të kuqe të kombinuara me një palë rroba – xhemper i kashmirit me një palë pantallona stofi në ngjyra kaki – u kanë rënë në sy dizajnerëve të MADDEN.
Ata i kanë kërkuar Njomzës që ta postojnë në faqen e tyre fotografinë e saj, ndërsa moderatorja e ka aprovuar këtë kërkesë. /Prive.al
albshowbizzz.com