Probleme në martesë: Arbana Osmani po divorcohet nga bashkëshorti?
Ndonëse kanë një martesë 16-vjeçare, Arbana
Osmani dhe bashkëshorti i saj Ardit Kero kanë ditur të mbajnë thuajse hermetike
jetën e tyre familjare. Por zhvillimet e reja në jetën e tyre duket se do
të jenë disi të vështira për t’u fshehur.
Thuhet prej
muajsh se moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe partneri i
saj, kanë pasur probleme në çift dhe burime për “iconstyle.al”, bëjnë të ditur
se ata po shkojnë drejt ndarjes.
Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithnjë e
rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm
familjen, duke pasur nga ana tjetër një karrierë shumë të suksesshme në
televizionin “Top Channel”.
Për
bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që
qarkullojnë në internet.
Arditi është 8 vite
më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Ndonëse partnerja e tij
ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë personazh publik, ai ka ditur gjithnjë
t’u ruhet kamerave.
Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç. Moderatorja ka ndarë herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjetet sociale ndërsa sa i përket partnerit, ajo ka preferuar të jetë tepër e rezervuar.
albshowbizzz.com