Publikohet video e rrallë kur Vullnet Sefaja këndonte shqip dhe me veshje kombëtare në Serbi

 
 

Artisti Vullne Sefaja është një prej këngëtarëve më të veçantë të skenës, i cili edhe pse vazhdon të jetë larg muzikës, ende pëlqehet dhe kujtohet për hitet e tij të vjetra.

Në vazhdën e shumë imazheve dhe videove të së kaluarës që publikohen në rrjetet sociale, një gjë e tillë ka ndodhur edhe me artistin në fjalë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video, e cila tregon për kohën kur Sefaja ishte i vogël dhe këndonte në një nga festivalet e organizuara në Serbi.

Edhe pse ishte në territorin që kundërshton fuqishëm çdo hap para të shtetit kosovar, ai kishte kënduar shqip në atë kohë, gjersa interpretimin e kishte bërë i veshur me tesha kombëtare.

Ai ishte prezantuar nga një moderator serb në gjuhën serbe, teksa i rrethuar nga fëmijët e tjerë, ai këndon këngën e tij në gjuhën shqip.

 

Vullnet Sefaja (Foto: Vullnet Sefaja/Facebook)

 

Vullneti në një https://telegrafi.com/vullnet-sefaja-shume-vullnet-per-rikthimin-e-grupit-marigona-ne-muzike/>intervistë të dhënë për Telegrafin muajin e kaluar, ka thënë se dëshira për rikthimin e grupit Marigona ekziston, por që angazhimet e shumta në fusha tjerë nuk po japin kohën dhe hapësirën e duhur.

“Unë shpresoj që do të rikthehemi, sepse veç kemi filluar të bisedojmë rreth disa projekteve të cilat tash nuk kam mundësi të ju them se cilat janë, por shpresoj që me kohë do të njoftoheni”, ka thënë Vullnet Sefaja për Telegrafin.

Përndryshe, projekti i fundit muzikor në të cilin ai mori pjesë, ishte kënga për Mitrovicën, e kënduar në bashkëpunim me kolegët e tij bashkë-vendas: Teuta Kurti, Gili, Enis Potoku dhe Linda Hakaj. /Telegrafi/