Publikohet videoklipi i Lil Wayne me XXXTentacion

  
  

Në nderim të ditëlindjes së 21-të të XXXTentacion, Lil Wayne ka kujtuar reperin me një videoklip të tyre që është pjesë e albumit “Carter V”.

Kënga titullohet “Don’t Cry” dhe vjen me videoklip nga dyshja.

Videoklipi post-apokaliptik e sheh Weezyn shkretëtirën marokene të mbuluar nga bora e të rrethuar nga valltare dhe devet.

Weezy do të performojë këtë këngë në “X Games” që po mbahen në Aspen, e në Instagram ka kujtuar reperin në atë që do të duhej të ishte ditëlindja e 21-të e XXXTentacion.

“Urime XXXTentacion. Botës i mungon buzëqeshja jote”, u shpreh Lil Wayne.

Pas lansimit të albumit “Carter V” në shtator ku spikasin edhe Kendrick Lamar, Nicki Minaj dhe Tarvis Scott, është konfirmuar se ky album është certifikuar me platinum nga RIAA.

Pas vrasjes së XXXTentacion, u zbuluan shumë këngë të realizuara prej tij, siç ishte bashkëpunimi me Maluman. /Telegrafi/