Regina Hall transformohet në versionin e saj të vogël në komedinë fantastike “Little”
Nëpër kinema gjatë këtij viti do të nisë shfaqja e komedisë fantastike, “Little”, të cilën e ka projektuar 14-vjeçarja Marsai Martin, e cila luan edhe një prej roleve kryesore në film.
Komedia flet për karakterin e Jordan Sanders, të cilën e luan Regina Hall. Ajo do të gjendet e burgosur në trupin e një tinejxhereje, të cilën e luan pikërisht Marsai.
“Një grua transformohet në versionin e saj të si e re, në periudhën e jetës kur presionet e të rriturve bëhen shumë të mëdha”, shkruan në përshkrimin e filmit.
Regjinë e “Little” e ka bërë Tina Gordon, ndërsa për skenarin është kujdesur Tracy Oliver, e cila është e njohur për komedinë “Girls Trip”.
Megjithatë, i gjithë filmi është i bazuar në idenë e Marsai Martin, e cila është bërë pjesë e produksionit të filmit.
Ajo ka thënë se frymëzimin për këtë realizim e ka gjetur në filmin “Big” nga viti 1988, ku rolin kryesor e luan https://telegrafi.com/tag/tom-hanks/ target=”_blank” rel=”noopener”>Tom Hanks.
Videoja e paraqitjes së shkurtër është shpërndarë në rrjetet sociale dhe përdoruesit kanë thënë janë të gëzuar që do të shohin një tjetër film me humor afro-amerikan.
“Little” do të jepet premierë më 12 prill, fillimisht në Amerikë, pastaj në vendet tjera të botës. /Telegrafi/