Rezarta Shkurta mbulohet në Abi Dhabi

 
 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ka vendosur që së fundmi t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka vizituar disa prej lokacioneve më të veçanta të Abu Dhabit.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Rezarta shfaqet duke shëtitur në xhaminë e Sheikh Zayed.

Ajo shfaqet e mbuluar me shami, teksa fansat rrallë herë kanë pasur mundësinë ta shohin me një pamje të tillë.

Këngëtarja Shkurta përndryshe është mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ka kohë që ajo nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë pritet që së shpejti të nisë punën për këngën e re.

Rezarta përndryshe është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Hera. /Telegrafi/