Rihanna ndjehet tmerrësisht keq për akuzat ndaj Chris Brownit, shpreson që e vërteta të dalë në dritë
Chris Brown është shndërruar në personazhin më të përfolur kohëve të fundit, kjo ngase së fundmi u akuzua nga një femër në Paris për përdhunim.
Policia Franceze e ka liruar nga akuzat duke e lënë në gjendje të lirë, teksa ai vet ka paralajmëruar se do ta padisë për shpifje vajzën që hodhi akuza kundrejt tij.
Mirëpo ky nuk ka qenë problemi i tij i parë me policinë, pasi i njëjti vite më parë ishte akuzuar për sulm ndaj këngëtares me famë botërore, Rihanna.
Një burim i “Hollywood Life” ka thënë se këngëtarja nga Barbadosi ende ndjen dhimbje për atë kohë, dhe e ka të vështirë të flasë për rastin në fjalë sa herë që bie fjala për të.
“Rihanna ndjehet tmerrësisht keq për akuzat e fundit të ngritura ndaj Chris Brown. Ajo e ndjen që është shumë e vështirë të vërtetosh të kundërtën e paragjykimeve, por i duhet të presë dhe beson se e vërteta do të dalë në dritë. Rihanna shpreson që ky të jetë një mësim i mirë për Chris, që të tregohet më i kujdesshëm për veprimet e tij, ku është dhe më kë e rrethon veten”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë, Chris Brown bëri edhe një reagim në rrjetin social Instagram, duke e quajtur gjithçka një gënjeshtër të madhe.
Ai u shpreh se i vjen keq që shpifen gjëra të tilla kundrejt tij, aq më tepër që ai është baba i një vajze. /Telegrafi/