Rihanna shfaqet teje provokuese në promovimin e koleksionit të bikinive të reja
Këngëtarja Rihanna ka bërë promovimin e koleksionit të saj më të ri të të brendshmëve “Savage x Fenty”.
“Koleksioni i ri i të brendshmëve nuk është vetëm për shfrytëzimin e trupit femëror, është për ta festuar atë dhe kjo është ajo që ‘Savage x’ është mbi të gjitha”, ka thënë Rihanna për ‘Vogue’.
Të brendshmet e tilla me ngjyrë rozë janë të duhura për festën e Shën Valentinit këtë vit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Për koleksionin e frymëzuar nga festa e Ditës së të Dashuruarve, Rihanna ka përdorur ngjyrat: e kuqe,e bardhë, e zezë dhe rozë, si dhe një shumëllojshmëri të dizajneve me zemra.
Çmimi i tyre sillet nga 20 deri në 68 dollarë.
“Savage për mua është një fjalë kaq e fuqishme”, shtoi këngëtarja në intervistën për ‘Vogue’.
Koleksioni “Savage x Fenty” i Ditës së Shën Valentinit 2019 do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të markës, që prej datës 9 janar.
Ndërkohë, sa i përket muzikës, Rihanna ka kohë që nuk ka sjellë për fansat ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/