Rikthehet aktorja Lindsay Lohan
Kanë kaluar 6 vite që prej projektit të saj të fundit kinematografik, por Lindsay Lohan duket se nuk e le dot pasionin e saj të vjetër.
Titullohet “Among The Shadows” filmi më i ri ku 32-vjeçarja do të marrë pjesë.
Në rolin e Patricia Sherman, Lohan vjen si një hetuese private, të cilës i duhet të zbulojë vrasjen e xhaxhait të saj duke ruajtur sekretin që është njeri-ujk.
Filmi më i fundit ku aktorja ka marrë pjesë ishte “The Canyons” në vitin 2013, ndërkohë që përqendrimin së fundmi e ka patur në emisionin e saj “Lindsay Lohan Beach’s Club”.
Lohan kaloi një periudhë të vështirë prej varësisë ndaj drogës dhe alkoolit, fazë që duket se e ka mbyllur duke u angazhuar me projektet e reja.
“Among The Shadows” do të shfaqet në kinema në datën 5 Mars.
Tv Klan