Rita Ora fytyra e re e markës Giuseppe Zanotti – këto janë këpucët që prezanton
Këngëtarja e famshme Rita Ora, do të
jetë fytyra e re në kampanjën e markës së njohur të këpucëve Giuseppe Zanotti.
Këtë e ka treguar vet Rita e cila ka publikuar në Instagramin e saj edhe fotografitë e reja nga kampanja.
Ora ka rrëfyer se disa nga këpucët
janë dizajnuar duke u frymëzuar në stilin e saj, ndërsa këngëtarja ka thënë se
koleksionin e plotë marka e njohur botërore e lanson nesër.
“Shumë e entuziazmuar për lansimin e kampanjës së re dhe dizajneve të këpucëve me Giuseppe Zanotti. Koleksionin e plotë do e lansojmë nesër në Los Angeles dhe ejani e bashkohuni me mua”, ka shkruar këngëtarja. /Prive.al
albshowbizzz.com