Rita Ora pozon e zhveshur që në mëngjes, ngacmon imagjinatën e fansave në Instagram

 
 

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, është mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Jo të pakta janë rastet artistja shqiptare sjell për fansat fotografi provokuese, duke nxitur imagjinatën e ndjekësve të saj.

 

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

 

Disa të tilla, Rita i ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur tërësisht e zhveshur.

“Të mos jetë në televizion (mendoj)”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët janë mbi 14 milionë vetëm në këtë rrjet social.

Një fotografi nudo nga ajo nuk mungoi edhe në InstaStory, ku u shfaq tërësisht e zhveshur duke mbuluar gjoksin e saj me duar.

 

Foto: Rita Ora/InstaStory

 

Përndryshe, Rita së fundmi ka qenë në Las Vegas, ku ka performuar në koncertin e organizuar nga “Spotify”.

Ndërkohë këtë vit, ajo do të organizojë një tur madhështor në mbarë botën, për të promovuar këngët e albumit të saj të ri “Phoenix”. /Telegrafi/

 

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)