Romanca e re e Brad Pitt me “armiken” e ish-gruas, reagon Angelina Jolie: Ndjej tradhti!
Në faqet rozë po qarkullon lajmi se Brad Pitt ka nisur një histori të re dashurie me Charlize Theron. Thuhet se ata janë njohur vitin e kaluar gjatë disa xhirimeve dhe që prej Krishtlindjeve janë bashkë.
Një burim pranë ish-bashkëshortes së Brad, Angelina Jolie ka zbuluar se ajo nuk është aspak e lumtur nga kjo gjë. Ndonëse është ndarë, asaj i duket tradhti kjo gjë.
“Angelina nuk ka qenë asnjëherë e afërt me Charlize pasi ato kanë konkurruar për të njëjtat role në të kaluarën. Ajo do të mërzitej nëse Brad do të fillonte marrëdhënie me dikë duke e ditur se ish-gruaja e tij nuk e pëlqen. Angelina ndjen pak tradhti këtu. Lajmi nuk i ka pëlqyer aspak dhe shpreson se nuk është i vërtetë”, tha burimi për “HollywoodLife”.
Martesa e Angelinës me Brad mori fund në dhjetor të 2017 dhe ata ende vazhdojnë seancat gjyqësore pasi nuk bien dakord për kujdestarinë e fëmijëve.
Ja si qëndron e vërteta e lidhjes mes Brad Pitt dhe producentes