Rrëfehet Çiljeta: Ma kanë bërë jetën ferr
Çiljeta Xhilaga pas një kohe larg intervistave, është rikthyer dhe i ka habitur të gjithë me rrëfimin.
Këngëtaren Çiljeta Xhilaga ka kohë që nuk e kemi parë nëpër intervista dhe pas një pauze të gjatë në këtë pikë ajo zgjodhi që të marrë pjesë në Soiréenë e Jonida Shehut, shkruan lajmi.net.
Ajo gjatë intervistës në fjalë ka treguar se përse ka zgjedhur të rri larg mediave dhe sipas saj e gjitha vjen me moshë.
Duket se Çiljeta është lodhur nga vëmendja mediale andaj shprehet se ato ia kanë bërë jetën ferr.
“Po, padyshim ka pasur vite kur më kanë bezdisur mediat”, – iu përgjigj pyetjes së Jonidës. “Ma kanë bërë jetën tmerr, ferr [qesh]. Nuk është se kam ndonjë kompleks por vjen edhe me moshë. Më mirë pak dhe saktë!”, ishte përgjigja e saj./Lajmi.net/
View this post on Instagram
@soiree_topchannel me bjondet me te bukura ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️na ndiqni
albshowbizzz.com