Rrëfehet gruaja e Ismet Munishit, tregon të pathënat për bashkëshortin e saj
Trajnerin e njohur të futbollit, Ismet Munishin e njohim të gjithë për shkak të karrierës së tij futbollistike si lojtar dhe trajner në shumë klube kosovare.
Ai çdo javë vjen edhe me analizat e tij për futbollin në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.
Por, përpos karrierës së tij prej sportisti, Munishi ka edhe një jetë jashtë fushave të blerta.
Ai është i martuar me Fluturën, më të cilën kanë edhe dy fëmijë.
Flutura ka rrëfyer për edicionin festiv të “Duelit Sportiv” në RTV Dukagjini, jetën familjare që bënë trajneri dhe analisti sportiv, Ismet Munishi.
Ashtu si edhe Ismeti, edhe Flutura është një dashamire e sportit dhe këtë dashuri ndaj sportit ajo thotë se e ka pasur edhe para se të njihej me Ismetin.
“Jam rritur duke parë futboll, edhe para se të njihesha me Ismetin. Edhe fëmijët po rriten në këtë frymë”, tregon Flutura.
Ajo thotë se i donë klubet si Interi apo Real Madridi, por thotë se në zemrën e saj mbetet klubi i Prishtinës.
“Por, çdo ekip ku shkon Ismeti, neve na merr zemrën”, potencon më tej bashkëshortja e Ismet Munishit, përcjell Telegrafi.
Shoqja e jetës së Ismet Munishit, tregon se futbolli është sport shumë stresues dhe siç thotë ajo, Ismeti kthehet në shtëpi kohë pas kohë mjaft i nervozuar dhe këtë fakt e kanë vërejtur edhe fëmijët e çiftit.
“Edhe fëmija e vërejnë kur Ismeti është nervoz. Pas një ndeshje kur ekipi Ismetit ka fituar 1-0, Diego (djali i çiftit Munishi) më tha “mami ky është rezultat shumë i ngushtë”. Ndërsa kur një ndeshje tjetër e fitoi me rezultat më bindës edhe fëmijët e vërejnë qetësinë tonë”, rrëfen më tej Flutura.
Karakteristike e çiftit Munishi është e djali i tyre, të cilin Ismeti e ka pagëzuar me emrin Diego.
“Kur e kemi kuptuar se po presim një fëmijë mashkull, Ismeti ka thënë emrin do t’ia vendosim Diego edhe u kry. Nuk ia kam prishë, duke ditur se Ismeti e ka pasur idol Diego Maradonën”, tregon ndër të tjera Flutura Munishi./Telegrafi/