Sa fiton Chiara Ferragni me një postim?

 

Instagrami është kthyer në një platformë fitimprurëse për vipat, sidomos të huajt ku edhe bota e biznesit është përqendruar në një prej rrjeteve më të mëdha sociale.

Në  top 10-shen e influencuesve të Instagramit është edhe Chiara Ferragni, e cila ndodhet në vend të gjashtë dhe ka afërsisht 16 milionë ndjekës. Për një postim në Instagram, blogerja e njohur paguhet rreth 12.000 dollarë.

  

Në vendin e parë, që si rrjedhim fiton më shumë, është Huda Kattan. Ajo ka 31.8 milionë ndjekës dhe fiton rreth 18.000 dollarë për një postim. Në vend të dytë është Cameron Dalls, që fiton rreth 17.000 dollarë, i ndjekur nga Jennifer Selter me një fitim prej 15.000 dollarësh. Po ashtu, pjesë e listës janë edhe Nash Grier, Zoe Sugg, Julie Sarinana, Aimee Song, Danielle Bernstein dhe Liz Esëein.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com