”Sa me fat…” Justin Bieber ka një kërkesë publike për Kylie Jenner [FOTO]
Supermodelja e njohur, Kylie Jenner dhe Travis Scott janë aktualisht me pushime me vajzën e tyre, Stormi Webster, për të festuar ditëlindjen e saj të parë. Kylie ka publikuar herë pas here disa video në ‘Instagram-in’ e saj, duke ndarë me ndjekësit momente nga vendi i mrekullueshëm ku ata po pushojnë. “Nuk dua kurrë të largohem”, ka shkruaj ajo mbi një foto të cilën e ka publikuar pak më parë. Pas komenteve të shumta nga fansat e saj, nuk ka munguar edhe komenti i Justin Bieber.
“Sa me fat, ku është ftesa për mua dhe Hailey-n në këto pushime?”, shkroi ai. “Zogj të dashuruar mund të vini herën tjetër”, i ktheu koment miliarderja e famshme.
Marrëdhënia midis Kylie dhe Justin është shumë miqësore dhe kjo vihet re nga komunikimi midis tyre, e siç duket pushimet e ardhshme ata do t’i kalojnë së bashku.
albshowbizzz.com