Sabri Fejzullahu publikon baladën e re “Nuk të njoh”
Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Nuk po të njoh” mban titullin kjo këngë e zhanrit baladë dhe i dedikohet dashurisë.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga kompozitori i njohur, Kreshnik Avdiu, teksa orkestrimi i është besuar Ardian Kastratit.
“Nuk po të njoh” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e së cilit janë kryer në Parkun e Gërmisë.
Për anën vizuale janë kujdesur M Production.
Fejzullahu është shumë i pëlqyer për këngët e tij, dhe përkundër viteve vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë.
Përveç projekteve të reja, ai është prezent për fansat edhe në mbrëmje muzikore të shumta, në të cilat masa e madhe e publikut nuk mungon. /Telegrafi/