Samanta dhe Elinel sjellin këngën e re “Vonë”
Reperi i njohur kosovar, Elinel dhe këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Vonë” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është një baladë RnB dhe hip-hop.
Vija melodike është punuar nga vet Samanta, teksa incizimi është bërë në “Bigdeal Records”.
Teksti i këngës trajton temën e dashurisë, dhe vargjet e tij janë shkruar nga vet Elinel.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin dyshja vijnë me një performancë që i përshtatet tematikës së këngës.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro…Video.
Përveç këtij bashkëpunimi, Samanta dhe Elinel pritet të sjellin edhe disa këngë të reja solo gjatë vitit 2019. /Telegrafi/