Samanta shfaqet atraktive në veshje të natës
Këngëtarja Samanta Karavella gjithnjë paraqitet atraktive.
Bukuroshja nga Shqipëria kësaj radhe ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të vënë në pah anën e saj të bukur.
Zeshkania atraktive u shfaq në rroba gjumi, duke nxitur një varg komentesh në llogarinë e saj në Instagram.
Ky imazh vjen vetëm pak kohë pasi ajo publikoi këngën më të fundit.
“Vonë” titullohet projekti i Samantës me të cilin e filloi vitin 2019.
Videoklipi erdhi si bashkëpunim me reperin nga Prishtina, Elinel. /Telegrafi/