Sasa nuk po dorëzohet, fillon fitnesin përkundër sëmundjes së rrallë që ka
Sasa nuk po e lë sëmundjen që ta mposhtë.
Saranda Hoda është e njohur për publikun si prezantuese shumë e zonja.
E publiku është në dijeni edhe për sëmundjen e Sasës, një sëmundje e rrallë për të cilën ajo ka folur hapur, shkruan Gazeta Express.
Sëmundja e rrallë quhet Hemangioma (Haemangiona diffusa tegmenti abdominis et lumbalis per magna), një sëmundje të cilën vetëm 16 persona në botë e kanë.
Sasa ka treguar se kjo sëmundje ka të bëjë me moskontrollimin e gjakut në vena, dhe se është personi i parë nga të gjashtëmbëdhjetët, që ka rrezikuar të futet në operacion për kurimin e kësaj sëmundje.
E Sasa tani ka vendosur që të mos e lë sëmundjen t’i ndalojë të jetojë një jetë të lumtur.
albshowbizzz.com