“Say My Name” e Bebe Rexhës, David Guettës e J Balvinit arrin 200 milionë shikime në YouTube

 
 

Bebe Rexha ka korrur një sukses të radhës në industrinë muzikore botërore.

Ajo kishte publikuar para tre muajve këngën, “Say My Name”, i cili për kohë të shkurtër u bë hit botëror.

Në fakt, bukuroshja jonë bashkëpunoi me një prej DJ më të famshëm të ditëve të sotme, David Guettën si dhe këngëtarin J Balvin.

Kënga tashmë ka arritur një numër rekord të shikimesh në platformën YouTube, duke arritur shifrat të 200 milionëve.

E për këtë numër kaq të madh të shikimesh është shprehur mirënjohës Guetta, i cili ka falënderuar të gjithë fansat e tij.

“200 milionë shikime për videon e këngës ‘Say My Name’. Faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në këngë të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/