S’do e heq mjekrrën deri në liberalizimin e vizave, ja çfarë i thotë Mozzik – Labit

 

Këngëtari
e deputeti Labinot Tahiri po vazhdon të solidarizohet me qytetarët pa viza. Pas
anulimit të koncerteve në Europë, Labi ka marrë një vendim shumë të çuditshëm.

Të hënën politikani e artisti ka bërë me dije përmes Instagramit të tij, se s’do t’i presë as flokët e as mjekrën derisa të liberalizohen vizat për bashkëqytetarët e tij nga Kosova.

  

Dhe në përkrahje të këtij vendimi të Labit, ka dalë një bashkëvendës i tij, reperi Mozzik. Ai i ka thurur lavde Labit, ndërsa vet nuk është se ka bërë ndonjë premtim të tillë në shenjë solidarizimi me kosovarët e izoluar nga Europa.

“Me ty Labi, deri në Kiamet”, ka shkruar Mozzik.

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com