Së shpejti shfaqet filmi dokumentar për abuzimet e pretenduara seksuale të Michael Jacksonit

 
 

Përfaqësuesit e fermës së Michael Jacksonit, “Neverland”, kritikuan dokumentarin që e paraqiste yllin si abuzues seksual i fëmijëve.

Filmi do të shfaqet në Festivalin e Filmit Sundance këtë muaj dhe përfshin intervista me dy viktima të dyshuara të këngëtarit të ndjerë të Pop muzikës.

“Ky është një tjetër film i tmerrshëm që po përpiqet të shfrytëzojë në mënyrë patetike kundër Michael Jacksonit”, shkruan në njoftimin e përfaqësuesve.

Domethënë, të dy burrat që shfaqen në film thonë se ishin shtatë dhe dhjetë vjeç kur këngëtari i shfrytëzoi në të tridhjetat duke pohuar se muzikanti i vdekur ka abuzuar seksualisht.

Rasti përfundoi në gjykatë dhe Jackson u lirua nga të gjitha akuzat në vitin 2005.

Kujtojmë se “mbreti” i muzikës ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni në vitin 2009 dhe thuhej se ka përdor në mënyrë të pakontrolluar barna dhe drogë.

Dokumentari do të shfaqet në Sundance, Utah më 25 dhe 26 janar gjersa premiera televizive do të jepet në pranverën e vitit 2019. /Telegrafi/