Se zë gjumi! Luana Vjollca ka dy lajme për të dhënë, kë doni para të mirin apo të keqin?! Ja për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

 

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila merr vëmendjen e publikut shqiptar me fotot e videot që publikon vazhdimisht nga jeta e saj private e profesionale në Instagram. Përpos moderimit, vitet e fundit Luana i ka hyrë edhe tregut muzikor, ku ka publikuar disa këngë që kanë marrë shumë shikime në Youtube dhe janë mirëpritur nga publiku shqiptar.

Ajo e ka treguar që është shumë punëtore dhe siç duket mëngjesi i sotëm e ka gjetur në studio muzikore. Por Luana qenka lodhur aq shumë saqë ka thënë se kur të marrë pushime do “zhduket” për një muaj.

merka.png

 

Lajmi i mirë? Moderatorja ka publikuar një mesazh shumë inspirues për fanset e saj femra të cilave u ka thënë të jenë vetvetja.

“Ji femra që do të jesh, jo ajo që presin të tjerët të jesh. Zoti nuk bën gabime. Nëse e sheh me prespektivë, do e shohësh që je një krijesë perfekte e asaj çfarë zoti ka dashur që ti të jesh. Ji krenare për atë që je. Mbi të gjitha, nuk je një në 1 milion, por një në një jetë të tërë”.

Dhe sigurisht që nuk mund të mungonin komentet e bukura të fansave të moderatores për këtë mesazh inspirues.

lifetn.png

 

 

albshowbizzz.com