Selena Gomez rikthehet në muzikë, i ‘vjedh’ bashkëpunëtoren këngëtares shqiptare dhe Justin Bieber-it [VIDEO]

 

Selena Gomez i ka munguar tashmë prej disa kohësh muzikës dhe duket se ka vendosur të rikthehet. 

Por ajo që na bëri shumë përshtypje ishte bashkëpunëtorja e saj në këtë rikthim.

‘Anxiety’ është kënga që ka bërë bashkë Selenën me një nga kantautoret më të reja por dhe më suksesshme të momentit në SHBA, Julia Michaels.

Ndonëse këngëtarja është ‘featured’ nuk mund të injorojmë faktin se është një hap goxha i madh.

Arsyeja tjetër që na habiti pak është fakti se Julia ka shkruar dhe tekste këngësh për Justin bieber, e madje dhe këngën “Sorry” e cila u aludua mjaft se këngëtari ja dedikonte pikërisht ish- të dashurës së tij Selena Gomez.

Gjithashtu vlen të përmendim se kantautorja ka bashkëpunuar dhe me këngëtaren shqiptare Rita Ora në albumin e saj më të fundit. 

 

 

albshowbizzz.com