Selena Gomez shfaqet e buzëqeshur pranë Taylor Swift pas rehabilitimit
Shoqet e ngushta u bashkuan së bashku në një selfie duke buzëqeshur, shkrepur nga ish e dashura e Pete Davidson, Cazzie David.
Selena Gomez u bashkua me shoqen e saj më të mirë, Taylor Swift në një natë vajzash, pas tetë muajsh kur ato u fotografuan së bashku, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ato bënë një selfie së bashku, të cilën Taylor e ndau me ndjekësit në Instagram. Ajo po mbante një gotë verë në dorë, ndërsa Selena po shijonte diçka të nxehtë.
Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar, Selena i ishte nënshtruar një rehabilitimi të shëndetit mendor, për shkak të ankthit dhe depresionit.
Problemet e saj kishin filluar të dilnin jashtë kontrollit në fund të muajit shtator, atëherë kur ish i dashuri i saj, Justin Bieber, 24 vjeç dhe tashmë bashkëshortja e tij Hailey Baldwin, 21 vjeç, po shprehnin haptas dashurinë në një udhëtim në Evropë. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com