Sërish për marrëdhënie seksuale? Cardi B lutet që jetë pranë ish-bashkëshortit
Cardi B duket se është penduar për ndarjen me ish-bashkëshortin dhe po kërkon të ribashkojë sërish familjen.
Mëngjesin e së martës (22 janar), reperja postoi një fotografi nga biseda në Facetime me ish-partnerin Offset, i cili ishte pranë vogëlushes së tyre Kulture.
Cardi B e shoqëroi imazhin me shkrimin: “Dua të jem në shtëpi”.
Pas ndarjes në dhjetor të 2018, Offset ka qenë gjithmonë pranë Cardit duke i kërkuar që të kthehen bashkë, por reperja nuk ka pranuar. I vetmi moment që u panë pranë njëri-tjetrit ishte gjatë pushimeve në Puerto Rico, për të cilin Cardi tha se u bashkua pasi i mungonte seksi me të.