Seven Saraçi në kërkim të vajze që di të gatuajë pite
Seven Saraçi është një prej këngëtarëve më të pëlqyer në mesin e gjinisë femërore.
Edhe pse ka shumë adhuruese kudo, këngëtari ende është beqar dhe është në kërkim të një partnere.
Megjithatë, ai ka një kusht për vajzat pretendente për të qenë në krahët e tij dhe ka të bëjë me gatimet.
Në fakt, këngëtari ka thënë se ka nevojë për një vajzë të shtëpisë dhe që di të bëjë pite të mirë.
“Këto modelet e Instagramit janë më se të vlerësuara, kam nevojë për një çikë të shtëpisë, një që di të bëjë pite të mirë”, ka shkruar Seveni.
Ashtu si është edhe emri i tij, këngëtari ka thënë se është duke folur me shtatë femra njëkohësisht.
Ndryshe, Seveni është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/