Sfida e re me fotografi “10 Year Challenge” përfshin edhe shumë personalitete të njohura
Në vitet e fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar sfida të çuditshme, ndërsa “10 Year Challenge” është më e reja.
Për një kohë të gjatë, kjo sfidë është shndërruar në hit në Twitter dhe në Instagram, ndërsa një numër i madh përdoruesish janë përfshirë në këtë lojë në internet.
Është interesante se pjesë e lojës janë bërë shumë personalitet të njohura, si ndërkombëtare ashtu edhe shqiptare.
Miley Cyrus, Liams Hemsworth, Romeo Beckham, Jennifer Lopez e shumë yje të tjera botërore janë përfshirë në këtë garë.
Porse, pjesë e saj janë bërë edhe shumë personalitete të njohura të skenës shqiptare.
“10 Year Challenge” funksionon në atë mënyrë që thjesht vendosen dy fotografi njëra pranë tjetrës, të cilat janë realizuar në një periudhë dallimi prej dhjetë vitesh.
Kritikët më të mëdhenj të kësaj sfide thonë se vendosja e fotografive të tilla në internet është kulmi i egoizmit dhe narcizmit.
Sido që të jetë, përmes fotografive që jua sjellim mund t’i shihni ndryshimet që kanë pësuar yjet brenda një dekade. /Telegrafi/