Sfidë e re, “thyerja e vezës në kokë”: Moderatorja e RTV Dukagjinit, Nita Brisku e përjeton live në emision këtë ndjesi

 
 

Filloi si shaka, fotografia e një veze bëhet më e pëlqyera në rrjetet sociale të tilla si Instagram.

Fotografia e një veze është bërë më e pëlqyera e të gjitha kohërave në rrjetet sociale, duke marrë më shumë se 40 milionë pëlqime.

Kjo duket se është shndërruar në një sfidë të re në Kosovë, “Egg Challenge”, ku po thyhen vezët në kokat e njerëzve.

Një prej këtyre rasteve ka ndodhur edhe në RTV Dukagjini, ku këtë e ka provuar edhe moderatorja Nita Brisku.

Kjo e fundit e ka përjetuar ndjesinë e thyerjes së një veze në kokë gjera një të tillë ia ka thyer Durim Xhema.

E në formë parodie kësaj fushate i janë bashkuar edhe dy kompanitë e mirënjohura kosovare, https://telegrafi.com/pas-rekordit-historik-te-vezes-ne-instagram-reagon-kfc-ne-e-dime-kush-eshte-e-para-foto/ target=”_blank” rel=”noopener”>KFC si dhe https://telegrafi.com/konsoni-pretendon-se-veza-qe-theu-rekordin-ne-instagram-eshte-e-tyre-video/ target=”_blank” rel=”noopener”>Konsoni.

Se si rrodhi ngjarja shikoni videon e mëposhtme në kohën 1 orë e 15 minutë. /Telegrafi/