Shihni si dukej Dafina Zeqiri vite më parë! E zbuloi vetë se këtë TIPAR në fytyrë tani e ka pak ndryshe! [FOTO]

 

Dafina Zeqiri është një nga emrat më të komentuar të showbiz-it. Ajo është e njohur për projektet e suksesshme që ka sjellë ndër vite, por edhe për format e saj trupore. Shpesh herë është komentuar edhe për operacione plastike të mundshme, për të cilat ajo vetë asnjëherë nuk ka reaguar. Me foton e fundit, ajo ia ka ‘mbyllur gojën’ të gjithëve. Në fillim fotoja është publikuar në ‘Instagram’ nga një adresë e quajtur ‘mtvks’, më pas Dafina e ka publikuar atë në ‘Instastory’.

“Dafina Zeqiri e vogël dhe sot. Si duket Dafina nuk ka ndryshuar aspak”, është shkruajtur në foto, ndërsa këngëtarja ka komentuar “Vetëm pak hunda”, duke e shoqëruar komentin me disa ‘emoji’. Vlen të thuhet se Dafina vërtetë nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.

20190128_212100.jpg

 

albshowbizzz.com