Shkurte Gashi pranon të bashkëpunoj me Brunon
“Shiko kush luan” ka vazhduar me spektaklin, ku në edicionin festiv ishte i ftuar edhe Bruno.
Në mesin e shumë sfidave, këngëtari është përballur edhe me atë të goditjes në shenjë “Paintball”.
Ai me këtë rast tregoi se me kë do dëshironte të bashkëpunonte dhe me plot dëshirë e tha emrin e Shkurte Gashit.
Reagimi i kësaj të fundit ishte i menjëhershëm duke përgjigjur pozitivisht kërkesës së këngëtarit të ri.
Në fakt, ajo publikoi një pjesë të shkurtër të videos së Brunos teksa qëllon në shenjë emrin e saj.
“Me shumë kënaqësi dhe unë”, shkroi ajo duke etiketuar edhe artistin.
Ndryshe, Gashi dhe Bruno janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/