Shpat Kasapi na rrëfen si reagoi kur pa se Rita Ora po kërcente me këngën e tij, ‘Valle kosovare’ [FOTO]

 

Kënga “Valle kosovare” arrin të ndezë atmosferë në çdo vend të botës ku ka shqiptarë. Para disa muajsh, artistja me famë botërore, Rita Ora po kërcente e lumtur duke treguar sërish se është krenare për të ardhmen.

Videoja u bë virale dhe nuk mungoi reagimi i Shpat Kasapit, i cili i tha “Të këndofsha në dasmë”. Këtë herë, Shpati ka folur për suksesin e asaj kënge duke përsëritur dhe një herë urimin për Ritën.

“Ajo është një këngë që e vallëzojnë shumica, e vallëzojnë dhe Presidenti dhe kryeministri. Është një ndjenjë e veçantë. Madje e shkruajta dhe në Story, Të këndofsha në dasmë. Ishalla e gjen burrin”, tha Shpati në intervistën për “SevenBizz”.

shpati-rita.jpg

 

albshowbizzz.com