Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të “Eurovision 2019”
Kanë filluar përgatitjet për festivalin më të madh të muzikës, “Eurovision 2019”.
Ky festival do të mbahet këtë vit në datat 14 dhe 16 maj (gjysmëfinalet), dhe më 18 maj 2019 (nata finale).
Këtë vit, “Eurovisoni” mbahet në Tel Aviv, gjersa javë më parë janë zbuluar logoja zyrtare dhe slogani i festivalit.
Këto ditë është hedhur edhe shorti për netët garuese, duke u bërë tërësisht e ditur lista se cilat shtet do të performojnë në natën e parë, e cilat në natën e dytë.
Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”, do të prezantohet në natën e dytë.
Ndërkohë vet këngëtarja ka bërë të ditur se do ta interpretojë në shqip këngën e saj, gjersa në pak muaj do të sjellë edhe klipin e saj.
Në vazhdim ju prezantojmë me listat e dy netëve gjysmëfinale të “Eurovision 2019”:
GJYSMËFINALJA E PARË:
Sllovenia
Bjellorusia
Republika Çeke
Mali i Zi
Qipro
Serbia
Finlanda
Polonia
Hungaria
Portugalia
San Marino
Islanda
Gjeorgjia
Australia
Belgjika
Ukraina
Greqia
GJYSMËFINALJA E DYTË:
Zvicra
Suedia
Irlanda
Austria
Moldavia
Letonia
Rumania
Danimarka
Armendia
Shqipëria
Azerbajxhani
Ish. Rep. Jug. e Maqedonisë
Norvegjia
Rusia
Holanda
Kroacia
Lituania
Malta.
SHTETET QË SHKOJNË DIREKT NË FINALE:
Mbretëria e Bashkuar
Franca
Spanja
Italia
Gjermania
Izraeli. /Telegrafi/