Shqiptarja Ava Max i gëzohet suksesit të “Sweet but Psycho” dhe mezi pret publikimin e këngëve të reja
Hiti më i ri i Ava Max, “Sweet but Psycho”, është duke u pëlqyer shumë nga admiruesit e muzikës së saj dhe kjo gjë natyrisht se e lumturon këngëtaren.
Videoklipi i asaj kënge u lansua në fund të muajit gusht dhe tashmë është shikuar rreth 85 milionë herë në YouTube.
“Kam menduar për shumëçka së fundmi dhe mezi pres që ta ndaj me ju të gjithë muzikën, të cilën e kam përgatitur për ju”.
“Po ashtu, mezi pres që ju të rriteni bashkë me mua dhe të mësojmë bashkë në rrugë e sipër”.
“Jam e mahnitur dhe e lumtur nga gjithë suksesi që po arrin ‘Sweet but Psycho’… Por, po ashtu, mezi pres që të më njihni më mirë”, ka shkruar Ava në Instagram.
Amanda Ava Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo publikoi këngën e saj të parë të debutuese “Way My Way”, përmes “Records Atlantic” më 20 prill 2018, teksa më pas ka sjellë edhe këngën “Slippin” në duet me reperin e njohur shqiptar në Amerikë, Gashi.
24-vjeçarja tash është duke e vazhduar karrierën në Londër, ku është zhvendosur së bashku me familjen e saj. Pas suksesit të “Sweet but Psycho”, pritet që ajo t’iu bashkohet artisteve tjera shqiptarë me renome botërore, si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Era Istrefi. /Telegrafi/