Shthurja e Babastars: Si po e zënë gjithmonë ‘hallakamat’ Getin jashtë?

 

Tashmë dihet haptazi! ‘Sekreti’ publik i përçarjes
së grupit Babastars doli hapur kur u larguan tre prej emrave kryesorë.

Më me grupin nuk identifikohet Agon Amiga
teksa Cozman dhe Skivi në reagime publike i dhanë lamtumirën këtë fundjavë
grupit.

  

Por, është një gjë e cila po përsëritet në
krizat e një prej label-ave më të famshëm shqiptar që shtatë vite pas
themelimit, zyrtarisht është gati i shpërbërë tashmë.

Në gjithë këtë hallakamë, kur madje po përmendet
edhe shuarja e biznesit në dokumenta (gjë të cilën e paralajmëroi sot Skivi),
Geti nuk është në rrjedha.

Ai që njihet si lider i grupit e që në fakt do duhej të merrte përgjegjësinë kryesore është në një prej udhëtimeve të shpeshta me gruan, kësaj radhe në Las Vegas.

(lajmi vijon nën foto)

      

    

  
 
 
  
  
    View this post on Instagram 
 
  

 
    

  

  
 
    

  
 
    

  

  
 
 

01.01. 2019

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

 

Geti nuk ka preferuar të thotë as edhe një
fjalë të vetme për largimet.

Njejtë pati vepruar edhe kohë më parë kur një prej artistëve të BS, Cozman ishte përfshirë në një përleshje me armë në zemër të Prishtinës me Noizyn. Teksa Cozy dhe Skivi ishin mes plumbave, Geti atëbotë i pashqetësuar shijonte pushimet në Maldive, po me Marinën e s’tha kurrë një fjalë të vetme për incidentin.

(lajmi vijon nën foto)

      

    

  
 
 
  
  
    View this post on Instagram 
 
  

 
    

  

  
 
    

  
 
    

  

  
 
 

?

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

 

Jo zyrtarisht, mësohet se një prej shkaqeve
kryesore që çoi në shthurjen e grupit ishte kompaktësia e humbur pas largimit të
Getit në Tiranë me ç’rast shkëputi lidhjet e përditshme me pjesën tjetër të
grupit, të cilët me kohën mbyllën edhe studion dhe u detyruan që të ndjekin
rrugë individuale secili, për mbijetesë në tregun muzikor.

Nga Geti e poshtë, me përjashtim të Majkit,
krizat në Babastars i kanë kushtuar të gjithë djemve në krijimtarinë muzikore.
Ka kohë prej kur hite të pakontestueshme janë prodhuar nga reperët e grupit,
gjithmonë përjashto Majkin i cili karrierën e ka menaxhuar në mënyrë të jashtëzakonshme,
vetëm. Se si do rrjedhin gjërat tashmë 
kur ndarja është finalizuar,mbetet të shihet.

A do mendoni që Skivi, Cozman e Amiga do mund
të kthehen në skenë fuqishëm si në kohërat e arta? Na thoni mendimin tuaj.
/Prive.al

  

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com