Si e kaluan vitin 2016 yjet turke dhe shqiptare në Turqi?
Aktorët turq kanë qenë prezent në televizionet kosovare me serialet dhe filmat.
Disa prej tyre madje janë mishëruar me shqiptarët sa që kanë forcuar lidhjet duke u dashuruar në meshkujt apo femrat shqiptare.
Yjet turke kanë pasur suksese në karrierën filmike ndërsa ca do të shtohen me anëtar të ri të familjes.
Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysiman presin të shtohen me një pjesëtar të ri, Asli Enveri i është rikthyer dashurisë së vjetër, Murat Bozit.
Por, si e kaluan vitin 2016 yjet turke dhe shqiptare në kinematografi dhe estradën muzikore.
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman presin të bëhen prindër
Një prej çifteve që më të pëlqyera të publikut shqiptar janë Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi.
Dyshja pasi kurorëzuan lidhjen e tyre përmes dy dasmave të organizuara në SHBA dhe Turqi, tashmë po presin të bëhen prindër.
Modelja dhe aktori kanë bërë të ditur se janë duke pritur të bëhen prindër të një djali, i cili duhet të vjen në jetë gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm.
Në rrafshin e karrierës filmike Tolgahan nuk ka pasur diçka të re, ndërsa Almeda ka nisur një karrierë edhe si këngëtare duke sjell këngën e parë të titulluar, “Alabama”.
Asli Enveri i rikthehet dashurisë me Murat Bozin
Asli Enveri dhe Murat Boz pas një ndarje njëvjeçare, sërish i janë kthyer njëri-tjetrit. Dyshja tashmë po planifikojnë që lidhjen ta dërgojnë në një nivel më të lartë – fejesë.
Në aspektin profesional, aktorja po vazhdon me sukses të shfaqet në serilain më të ndjekur turk, “Nusja nga Stambolli”.
Në anën tjetër, këngëtari pos projekteve muzikore si dhe koncerteve, ai është një prej pjesëtarëve të jurisë së talent shout televiziv, “O Ses Turkiye”.
Historia e tyre e dashurisë filloi në momentin që aktorja u paraqit në festat e fundvitit në “The Voice of Turkey”, ku edhe këngëtari u dashurua ‘në shikim të parë’.
Kivanc Tatlitug me serial të ri
Aktori ka pranuar edhe publikisht se është shqiptar dhe ka prejardhje prej kryeqytetit kosovar të Prishtinës.
Ai ka pasur një vit të mirë sa i përket kinematografisë duke u shfaqur në serialin, “Çarpisma”, pas
serisë mjaft popullore, ”Cesur ve Guzel”.
Artisti i serialit “Gumush”e “Dashuri e ndaluar”, i njohur më mirë si Mehmeti, tashmë po planifikojnë të krijojnë familje me bashkëshorten, stilisten Basak Dizer.
Can Yaman pranon prejardhjen shqiptare
Në një intervistë të dhënë për mediat turke, 28-vjeçari i përgjigjet pyetjes së gazetares se ku ka lindur duke thënë se ka prejardhje shqiptare.
Can Yaman ka treguar se gjyshen dhe gjyshin e ka nga Shkupi, familja e vjetër shqiptare.
Aktori u bë i famshëm në saje të serialit, “Erkenci Kus”, ku ka bërë për vete publikun e gjerë shqiptar.
Në jetën sentimentale, ai ka filluar një romancë me Demet Ozdemirin, ku dashurinë e serialit e kanë vazhduar edhe në jetën e përditshme.
Baris Arduc vazhdon të shfaqet në “Kiralik Ask”
Është pëlqyer me shikim të parë. Ai na u prezantua me serialin shumë të këndshëm ‘Dashuri me qera’.
Në këtë të fundit është duke u paraqitur edhe në sezonin e ri, ku ka marrë zemrat e publikut
Arduc përveçse ka deklaruar që është me origjinë shqiptare nga ana e të atit, ai flet dhe shumë bukur shqip.
Kenan Imirzalioglu provon veten në film
Aktori i njohur më mirë në shtetin tonë si Mehmet Kosova, nuk është paraqitur në ndonjë projekt filmik apo serial në 2016.
Hera e fundit që e kemi parë në ekranet televizive është në vitin 2017 në filmin “Cingoz recai” me rolin e policit, Mehmet.
Sa i përket jetës sentimentale, ai tashmë ka kurorëzuar lidhjen me modelen, Sinem Kobal, e cila ka qenë e fejuar me futbollistin turk Arda Turan.
Halit Ergenc dhe Berguzar Korel me prejardhje shqiptare
Dy aktorët e njohur nga shumë hit-seriale, Berguzar Korel dhe Halit Ergenc, janë bashkëshortë edhe në jetën reale.
Dyshja raportohet se kanë prejardhje shqiptare gjatë një vizite në një prej lokaleve të një bashkëatdhetare shqiptare në Londër.
“Sheherzadja” e “1001 Netëve” është paraqitur në serialin ‘Vatanimin Sensin’ me rolin kryesor të Azizes.
Po në të njëjtin seria paraqitet edhe bashkëshorti i Korelit, Haliti që luan rolin kryesor te meshkujt.
Nurgul Yesilcay drejt altarit
Aktorja po shfaqet me sukses në serialin “Gulperi” pas suksesit në serilian “Muhtesem Yuzyil”, i cili flet Perandorinë Osmane.
Asaj i është sekuestruar pasuria shkaku i shmangies prej tatimeve dhe raportohet se është në krizë financiare.
Sa i përket jetës sentimentale, bukuroshja po planifikon të kurorëzojë lidhjen me producentin Necati Kocabay. Ajo ka shkruar një hap më tutje duke i prezantuar të dashurin djalit të saj, Osman Nejat.
Tuba Buyukustun risi vetëm në jetën sentimentale
Te shqiptarët njihet më shumë si “Elifi” i serialit “Kara Para Ask”, ku ka luajtur në rolin kryesor të femrës.
Tuba këtë vit nuk ka pasur ndonjë angazhim në kinematografinë turke, ku ka pushuar përgjatë 365 ditëve.
Por, ka pasur risi në jetën sentimentale pas ndarjes nga bashkëshorti, aktori i njohur Onur Saylak.
Ajo tashmë ka zyrtarizuar lidhjen me afaristin e shtetit turk, Umut Evirgen, me të cilin pritet të kurorëzohet.
Murat Yildirim në rolin e moderatorit “Kush do të bëhet milioner”
Aktori më mirë i njohur në Kosovë me rolet e Demirit dhe Savasit, ka qenë ndër më të suksesshmit.
Murati këtë vit ka pushuar sa i përket filmave pasi që ka sprovuar veten në një profesion tjetër.
Ai përgjatë këtij viti që lamë pas vetes ka qenë moderator i shout televiziv, “Kush do të bëhet milioner”.
Ndryshe, tashmë për këtë punë të suksesshme, 39-vjeçari është shpërblyer me çmimin “Moderatori më i mirë mashkull i vitit 2018”. /Telegrafi/