Si e për çka Edona e bëri këngëtar vëllaun e saj Milotin?

 
 

Edona Llalloshi, një këngëtare me plot nur, e me zë melankolikë, ka arritur që të jetë në majet e këngëtareve më të dalluara në estradë.

Sikur mos të mjaftonte kjo, ajo gjithmonë ka gëzuar mbështetjen më të madhe nga vëllai i saj Miloti, për çka edhe e ka shoqëruar nëpër udhëtime të ndryshme, shkruan Kosovarja.

Krahas kësaj, ajo bëri që i vëllai të depërtojë edhe në tregun muzikor, duke sjellë edhe disa duete me të, e që në zemrat e publikut goditën goxha mirë.

 

Pra, hapat e parë në muzikë ia dha me një bindje të madhe, por ja që fati nuk deshti që ai të vazhonte i tillë.

Tani, Miloti, më me dëshirë merret me videoklipet e këngëtarëve, pasi edhe menagjon një produksion filmik.

Dhe, siç kuptojmë, jo gjithmonë u bë ashtu siç dëshiroi Edona.

Pasi, që ai tani më shumë njihet edhe si menagjues i saj, ku përveç që e shoqëron në ahengje e dasma të përbashkëta, po e ndihmon edhe në mënyrën e prezantimit, dhe të këndimit të saj.

 

Ndryshe, dyshja e famshme, pas shumë viteve, realizuan duetin e radhës, me titull “Nuk harrohet”, i cili u mirëprit mjaft mirë nga audienca. /Kosovarja/

 

 
 

albshowbizzz.com